“Bëra gjithçka për  ta bindur Haaland”, ylli i Premier: Ai vetëm qeshi

5 Gusht 2022
11:12
Denis Hakanaj
back button

Kapiteni i ri i Arsenal-it, Martin Odegaard, ka pranuar se ka bërë gjithçka është e mundur për ta bindur bashkëkombësin e tij norvegjez Erling Haaland që t’i bashkohej tek Arsenal-i.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund, në fund, ka zgjedhur të transferohet te rivalët e Topçinjve, Manchester City, që e ka siguruar sulmuesin për 60 milionë euro.

Odegaard dhe Haaland takohen shpesh në kombëtare dhe ylli i klubit londinez është munduar disa herë ta bindë shokun e përfaqësueses që të tranaferohej tek Arsenal-i, por pa sukses.

“Ne flasim për ditë, kemi një grup në Snapchat me disa shokë të kombëtares. Ai është një djalosh shumë i mirë dhe një lojtar i madh”, ka thënë Odegaard për FourFourTwo.

“Fatkeqësisht për ne, ai do të jetë një lojtar i madh për City-n dhe do të shënojë shumë gola! I uroj më të mirën… përveçse kur të luajë kundër nesh. Po, jam përpjekur ta bind që të vinte tek Arsenal-i.

“Kur tifozët e Arsenal-it postonin fotografi të ne të dyve me fanellën e skuadrës, unë ja dërgoja atij. Kam punuar për ta bindur, por nuk ka mjaftuar. Ai vetëm qeshte. Është një djalë gazmor”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit