“Bëra mirë që u largova nga Chelsea, aty tifozët nuk më donin më”

5 Qershor 2024
8:54
Telesport
back button

Kalimi te një rival i drejtpërdrejtë për titull në Premier League nuk është mirëpritur asnjëherë nga tifozët, që e konsiderojnë një transferim të tillë si një “thikë pas shpine”. Kështu ndodhi edhe me sulmuesin gjerman Kai Havertz, që u transferua nga Chelsea tek Arsenal verën e kaluar.

Sulmuesi 24-vjeçar vendosi të kthente faqen, të largohej nga “blutë” dhe të përqafonte plotësisht kauzën e “topçinjve” dhe trajnerit Mikel Arteta. Chelsea arkëtoi 75 milionë euro nga shitja e lojtarit, që këtë sezon realizoi 14 gola në 51 ndeshje të aktivizuara, duke patur një sezon të mirë.

Një rritje progresive që e ka shndërruar atë në një nga sulmuesit më të rëndësishëm për Arsenal. “Lëvizja nga Chelsea tek Arsenal ia vlente. Tifozët e Chelsea ishin të zemëruar për largimin tim, madje edhe tifozët e Arsenal nuk ishin aq entuziastë në fillim. Por gjeta forcën kur trajneri, shokët e skuadrës dhe njerëzit e afërt më mbështetën”, tha Havertz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit