Berat Gjimshiti bëhet “një shekull”, Atalanta e uron publikisht

11 Shkurt 2021
13:02
Alfred Lleshi
back button

Ai është pa diskutim futbollisti shqiptar më në formë, që ka kapur majat më të larta në dy sezonet e fundit. Krenaria dhe siguria e kombëtares sonë kuqezi, një “postbllok” i vërtetë, madje dhe shënues, për Atalantën në Serie A. Dhe mos harroni se sezonin e kaluar shkoi deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, si asnjë shqiptar tjetër më parë.

Mbrëmë, Gjimshiti ishte pjesë thelbësore e suksesit ndaj Napolit, duke siguruar finalen e Kupës së Italisë, ku do të përballet me Juventusin. Duke sfiduar Hysajn dhe Rrahmanin, pikërisht mbrëmë, shqiptari i Atalantës rrumbullakosi plot 100 ndeshje me fanellën zikaltër. Me rastin e këtij “jubileu” të rëndësishëm, klubi i tij e ka evidentuar këtë fakt në faqen zyrtare: “Jo keq të festosh 100 ndeshje me fanellën zikaltër! Urime Berat!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit