Berbatov: Ai duket i humbur, United duhet ta shesë

17 Shtator 2021
12:46
Denis Hakanaj
back button

Dimitar Berbatov, ish-sulmuesi i Manchester United, ka folur në lidhje me situatën e Donny van de Beek te Djajtë e Kuq.

“Van de Beek duket i humbur”, ka thënë bullgari për Betfair.

“Besoj se po mbaron koha për të shpëtuar eksperiencën e tij tek United. Ka qenë titullar kundër Young Boys, por është zëvendësuar pas pjesës së parë, kjo ka qenë historia e periudhës së tij në këtë klub.

“Nëse luan, zëvendësohet. Nëse aktivizohet nga stoli, kjo ndodh në 10 minutat e fundit. Nuk ka kurrë mundësinë për të treguar çfarë mund të bëjë”.

Berbatov i ka dhënë edhe një këshillë klubi:

“E vërteta është se kjo blerje nuk po funksionon. As për Van de Beek dhe as për klubin. Është për të ardhur keq sepse United ka paguar shumë për atë. Kjo është ajo që ndodh kur shpenzon para vetëm për të kënaqur tifozët. Klubi duhet të provojë të limitojë humbjet dhe ta shesë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit