Berbatov, i ashpër me Bale: Po vazhdoi kështu…

21 Janar 2021
15:40
Denis Hakanaj
back button

“Prisja shumë nga Gareth pas transferimit te Tottenham”, ka thënë  Dimitar Berbatov për Stats Perform.

Ish-sulmuesi i Manchester United nuk i ka kursyer disa kritika për uellsianin:

“Kam menduar se ndryshimi i skuadrës do ta shkundte dhe se do të formonte një treshe të çmendur me Harry Kane dhe Son për sulmin e Spurs. Madje mendoja se mund të sfidonte treshen e sulmit të Liverpool-it”.

“Por tani është e qartë se kjo nuk funksionon. Uroj që Bale të kthehet në formën e tij më të mirë dhe të fillojë të luajë. Në rast të kundërt, Tottenham do ta ketë të lehtë ta kthejë te Real Madrid”.

“Cilado qoftë arsyeja pse nuk luan, Gareth Bale ka shëndet të mirë tani. Është në stol, por pothuajse kurrë në formacionin titullar, që do të thotë se nuk tregon nivelin e futbollit që do të shohë Jose Mourinho. Më vjen keq, sepse më pëlqen shumë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit