Berbatov këshillon yllin e Real-it: Ka vetëm një arsye për t’u larguar

23 Maj 2020
19:03
Denis Hakanaj
back button

Ish-sulmuesi i Bullgarisë dhe Manchester United, Dimitar Berbatov, ka folur për të ardhmen e Gareth Bale te Real Madrid në një intervistë të dhënë për Betfair.

Për yllin e madrilenëve, në fakt, duket se interesohet Newcastle, klubi anglez që pritet të kalojë në duart e sheikut të radhës.

“Newcastle nuk mund të krahasohet me Real Madrid”, ka thënë Berbatov. “Për këtë arsye, nëse duan të marrin me të vërtetë Bale, duhet të tregojnë në fillim se kanë një projekt ambicioz”.

“Nëse do të merrnin Pochettino-n si trajner, atëherë ky do të ishte një fillim i madh. Personalisht besoj se Bale do të qëndrojë edhe këtë herë në Madrid, por nëse do të më kërkonte një këshillë, unë do t’i thoja të largohej nëse nuk e duan”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit