Berbatov: Nuk jam i befasuar nga CR7, por Solskjaer duhet të tregohet i ndershëm…

17 Shtator 2021
14:11
Denis Hakanaj
back button

Dimitar Berbatov, ish-sulmues i Manchester United, ka folur për Betfair në lidhje me ndikimin e CR7, autor i tre golave në dy ndeshje me Djajtë e Kuq:

“Dy ndeshje, tre gola për Cristiano Ronaldo. Nuk jam i befasuar nga ndikimi që ka patur dhe do të përmirësohet akoma gjatë sezonit. Askush nuk mund ta vërë në dyshim aftësinë e tij për të shënuar dhe atë që i jep skuadrës”, ka thënë Berbatov.

“Tani do të jetë interesante të shohim si Ole do të arrijë të ruajë ekuilibrin brenda skuadrës. Duhet të vendosë si do t’i përdorë lojtarë si Cavani dhe Anthony Martial.

“Ka shumë mundësi që Cavani të mos jetë i kënaqur, ka bërë një sezon të parë shumë të mirë, por tani ka humbur rëndësinë dhe fanellën me numrin 7. Shpresoj që Ole të jetë i ndershëm me të: roli i trajnerit është të zgjedhë më të mirët, por lojtarët duan të luajnë dhe nuk janë të lumtur kur përjashtohen”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit