Berbatov nuk ka dyshime: Suarez duhet të jetë duke qeshur me të madhe tani…

28 Janar 2021
16:27
Denis Hakanaj
back button

Atletico Madrid kryeson La Liga-n falë golave të Luis Suarez.

Ish-sulmuesi i Barcelona-s duket se nuk është aspak i penduar për ndryshimin e fanellës. Ja pse, sipas Dimitar Berbatov, lojtari e ka harruar lamtumirën e tij nga katalanasit.

“Suarez është një makinë. Shikoni si po e ndihmon Atletico Madrid. Që nga fillimi, nga momenti që ka shkuar atje, ka shkëlqyer”, ka thënë ish-sulmuesi i Manchester United për Betfair.

“Atletico po kryeson në La Liga. Ka shtatë pikë avantazh dhe dy ndeshje për të rikuperuar. Është penduar për largimin nga Barcelona? Besoj se Luis do të jetë duke qeshur me të madhe në këtë moment”.

“Barcelona është sjellë shumë keq me një nga lojtarët më të mirë të klubit në vitet e fundit dhe tani po paguan çmimin e vendimit për ta lënë të largohet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit