“Bëri atë që prisja”, Carragher thumbon CR7: Shënon gola, por…

2 Korrik 2022
21:54
Denis Hakanaj
back button

Cristiano Ronaldo ka kërkuar të largohet nga Manchester United. Ky është lajmi i bujshëm që ka ardhur nga Anglia këtë fundjave dhe që ka bërë xhiron e botës.

Portugezi nuk ka dëshirë të kalojë një sezon pa Champions League dhe kërkon të gjejë një skuadër që t’i japë mundësinë të luajë në kompeticionin europian më të rëndësishëm për klube.

Nuk kanë munguar reagimet pas daljes së lajmit dhe një nga këto reagime ka ardhur nga ish-mbrojtësi i Liverpool-it, Jamie Carragher, i cili nuk është treguar shumë i mirë me portugezin.

“Ka bërë atë që prisja të bënte: shënon gola, por e përkeqëson skuadrën”, ka qenë komenti i Carragher për lajmin e shitjes së mundshme të CR7 nga United.

“Kjo kërkesë për t’u larguar ‘vret’ faktin që zgjodhi Manchester United para Manchester City-t për një çështje zemre”, ka përfunduar ish-mbrojtësi i Liverpool-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit