Bëri sherr me Messin dhe Suarez, Pique e bën trajner të ekipit të tij

19 Janar 2021
13:16
Alfred Lleshi
back button

Eder Sarabia, ndihmësi i Quique Setién te Barcelona, ​​u prezantua këtë të martë si trajneri i ri i Andorra, klub në pronësi të Gerard Piqué. Trajneri, i cili do të bëjë debutimin e tij kundër Espanyol B këtë të diel, u prek kur foli për Setién dhe kujtoi të kaluarën e tij në stolin e Barçës. Po ashtu, analizoi marrëdhëniet e tij me disa lojtarë katalanas: “Unë dua ta kujtoj Quique Setién. Le të shohim nëse nuk emocionohem shumë. Ai ka qenë një person themelor, pas babait tim. Po flas për personin më të rëndësishëm që kam takuar në futboll.

Ai është më shumë se një mik, është si një baba. Babai im më tha se do të ishte personi më i ndershëm dhe i tillë ka qenë. Jam këtu falë tij. Kam pasur momente të pabesueshme, kam mësuar shumë prej tij. Marrëdhënia jonë është e jashtëzakonshme. Unë kam folur me të këto ditë, më ka mbështetur, më ka thënë të ec përpara. E di që do të jetë një nga kritikët kryesorë. Tani rrugët janë ndarë.

Leo Messi dhe Suárez? Një person si Gerard (Pique), i cili ka qenë në të njëjtën dhomë zhveshjeje me ta, është një nga ata që më zgjedh për ta drejtuar këtë skuadër. Disa thashetheme dhe gjëra mund të mendohen, ose të keqinterpretohen. Ka momente në lojëra me tension. Brenda dhomës së zhveshjes diskutohet dhe debatohet. Në Vigo ndodhi ajo që ndodhi, por janë gjëra që nuk dalin askund. Nuk ka problem. Unë gjithmonë mbaj në mendje të mirën. I jam shumë mirënjohës Barcelonës që e kam jetuar atë eksperiencë, pasi i kam stërvitur edhe ata të dy.

Askush nuk ma heq dot këtë privilegj. Kontakte me lojtarët e Barçës? Po, i kam ruajtur me disa prej tyre. Disa më kanë uruar për nënshkrimin me Andorra. Piqué? Këtë javë më telefonoi, kemi biseduar dhe një nga gjërat që më habiti më shumë është përfshirja që ka në projekt, njohuritë mbi ekipin, kategorinë. Ai i ka parë të gjitha ndeshjet, disa prej tyre më shumë se një herë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit