Berisha dhe Zhegrova janë super, Kosova e nis me fitore Nations League (Pamjet)

2 Qershor 2022
19:56
Denis Hakanaj
back button

E ka nisur në mënyrën e duhur aventurën në Nations League Kosova. Dardanët, në fakt, kanë marrë një fitore 2-0 në transfertë kundër Qipros, në javën e parë të Grupit 2 të Ligës C.

Pas një pjese të parë të mbyllur pa shumë raste dhe pa shumë emocione, kosovarët janë zgjuar në pjesën e dytë dhe kanë siguruar tri pikë e para të grupit.

QIPRO-KOSOVË GOLI I BERISHËS

Tri pikë të siguruar falë dy magjive. Valon Berisha ka zhbllokuar takimin e luajtur në AEK ARENA në minutën e 65-të me një goditje të bukur nga jashtë zone ndaj së cilës portieri nuk mund të bënte asgjë.

QIPRO-KOSOVË GOLI I ZHEGROVËS

Goli i sigurisë ka ardhur në minutën e 78-të dhe është realizuar nga Edon Zhegrova. Sulmuesi 23-vejçar ka tundur rrjetën pas një aksioni shumë të bukur personal.

Përveç Kosovës dhe Qipros, në Grupin 2, që kryesohet përkohësisht nga Dardanët, bëjnë pjesë edhe Irlanda e Veriut me Greqinë. Ndeshja e dytë e Kosovës do të jetë 5 qershorin e ardhshëm kundër Greqisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit