Berisha mbetet në Serie A, zbulohet ekipi që e do

13 Gusht 2020
17:47
Eraldo Harlicaj

Portieri i shqipërisë, Etrit Berisha, pritet të ndryshojë sërish ekip. Ai është kthyer tek Atalanta pas huazimit te SPAL ku dhuroi paraqitje të mira, ndërsa interesi për të nuk mungon.

Skuadra e fundit që ka dalë në skenë për Titin është Torino. Sirigu pritet të largohet nga “Demat”, prandaj ekipi i Torinos ka nevojë për një portier që i fal siguri.

Berisha ka shumë vite në Serie A sepse ka luajtur me Lazion, Atalantën dhe së fundmi me SPAL-in. Portieri i kombëtares shqiptare është një nga më të vlerësuarit të kampionatit italian.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit