Berisha: Ndryshe nga Spanja, këtu te ne e përjetojnë me shumë stres futbollin

8 Nëntor 2021
9:57
Alfred Lleshi
back button

Futbollisti i Skënderbeut, Elvi Berisha, thotë se tifozët dhe futbollistët në Spanjë e përjetojnë më shumë futbollin se sa ne në Shqipëri. Në një intervistë për emisionin “Ora Sport” ai thotë në Spanjë pas 90 minutëshit të ndeshjes njerëzit vazhdojnë jetën e tyre nuk e marrin me stres.

“Në Spanjë e duan pak më shumë futbollin. Në Spanjë e përjetojnë më shumë futbollin, se sa në Shqipëri. Kur mbaron 90 minutëshi ata vazhdojnë jetën e tyre. Ne kemi më shumë stres”, u shpreh Berisha.

Të njëjtën gjë thotë dhe Julian Ahmataj, trajner i futbollit. “E stresojnë më shumë futbollin, në një përqindje shumë të frikshme. Kjo nuk ndodh në kampionatet e huaja, që e shohin futbollin si argëtim”, u shpreh Ahmataj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit