Berisha zbulon arsyet e humbjes me Francën dhe bën një pretim

17 Nëntor 2019
23:00
back button

Portieri i  Shqipërisë, Etrit Berisha, ka analizuar humbjen e pësuar kundër Francës në Air Albania Stadium. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për RTSH, ai ka thënë:

“E nisëm mirë ndeshjen, ishim të përgatitur, por ai goli i parë erdhi shpejt dhe më pas kishim vështirësi në dalje dhe në markimin e mesfushorëve të tyre. Griezmann lëvizte thuajse në të gjithë fushën dhe ishte shumë i vështirë të mërkohej”.

“Në pjesën e dytë ata u tërhoqën dhe luajtën me kudnërsulme. Ne nuk arritëm ta gjenim golin, edhe pse kemi krijuar disa raste. Golat naiv të pësuar në dy ndeshjet e fundit? Nuk mendoj se ka qenë vetëm në këto dy ndeshjet e fundit. Gola të tillë i kemi pësuar edhe kundër Islandës”.

“Duhet të përmirësohemi. Tani kemi mbrojtës cilësorë në ekip, që luajnë në kampionate të rëndësishme. Në ndeshjet e ardhshme do të jemi më mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit