BERLINI VISHET VERDHEZI! Dortmund dhe super Haaland-Sancho rikthejnë Kupën pas 4 vitesh (VIDEO)

13 Maj 2021
22:45
Telesport
back button

Katër vjet pas suksesit të fundit në Kupën e Gjermanisë, Borussia Dortmund rikthehet të shijojë triumfin në DFB Pokal duke mposhtur thellë 4-1 në finale Leipzig.

Skuadra e drejtuar nga Terzic ka dominuar totalisht me gjigantin Haaland që shënoi dy gola, ndërsa protagonist ishte edhe Sancho që hapi sfidën me një rrjetë të bukur dhe trefishoi shifrat më pas.

Për Dortmund është Kupa e pestë në histori, ndërsa ky sezon të paktën mbyllet me trofe. Në anën tjetër, Leipzig u tregua shumë i dobët dhe vetëm me golin e Olmo arriti të gjente rrjetën e verdhezinjve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit