Berlusconi reagon ashpër: “Milan në Serie D? Gazidis ta thotë në banjo…!”

13 Tetor 2019
21:25
back button

Në përfundim të ndeshjes ndaj AlbinoLeffes, presidenti i Monza-s, Silvio Berlusconi ka folur ndër të tjera edhe për Milan dhe projektin e stadiumit me Inter. Nuk mund të ndodhte ndryshe për ish-presidentin e “Djallit”, veçse të ishte vetvetja dhe të mos kursente shigjetimin drejtuesve aktualë kuqezi.

“Miqësorja me Milan? Ju e dini që unë bëj shaka herë pas here. Pata thënë se do ta mundnim 3-0, por janë gjëra që thuhen për të patur gjithmonë gati buzëqeshjen. Nuk e njoh Piolin, ndaj nuk mund të jap gjykimin tim. As Giampaolon nuk e njoh personalisht, ndaj dua të flas vetëm për ato gjëra që i njoh thellësisht”, deklaroi Berlusconi.

A rrezikonte Milan që të binte në Seria D? Kush e tha? Gazidis? Janë gjëra që nuk duhen thënë, por nëse dikush ka dëshirë ta bëjë, atëherë të shkojë në banjo, të mbyllë derën dhe le t’i thotë pastaj. Si mund të rikthehet Milan? Është e thjeshtë, por e vështirë për t’u realizuar, nëse ia rikthejnë atë Silvio Berlusconit”, vijoi ish-presidenti kuqezi.

Stadiumi i ri? Janë projekte të bukura, avancon tekologjia dhe modernizimi, do të jetë me siguri i bukur. Ne jemi të lidhur me San Siron sepse kemi fituar aty gjithçka, sepse ndeshjet shihen shumë mirë ndaj shpresoj që të gjehet një zgjidhje që të mos parashikojë shembjen e tij. Përndryshe le të ja japin Monzas”, tha ndër të tjera Berlusconi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit