Berlusconi, “San Siro”, tatuazhet, Kina, Monza romantike; rrëfehet Cristian Brocchi

22 Tetor 2019
10:12
Alfred Lleshi
back button

Për t’u çlodhur, Cristian Brocchi luan me Federico dhe Filippo në oborrin e shtëpisë, por ndonjëherë imagjinon që presidenti dhe administratori të jenë në vend të fëmijëve. Berlusconi dhe Galliani, dy obsesionet e tij të ëmbla. Ai ka një vit në Monza, me statusin e trajnerit që duhet të ngjitet në Serie B dhe më pas në Serie A. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-futbollisti kuqezi nënvizoi.

Çfarë kujtoni nga e hëna e 22 tetorit 2018?
Nënshkrimin në zyrat e “Fininvest”. Një ditë pas telefonatës së Galliani, ne e gjetëm marrëveshjen për 5 minuta. Drejtuesit kishin folur për mua, pasi pronësia e klubit kishte ndryshuar, por vetë nuk kisha dëgjuar asgjë.

A vazhdojnë të thonë se Brocchi është i përkëdheluri i Berlusconit?
Ata e kishin vlerësuar punën time në sektorin e të rinjve, i dinin cilësitë e mia si trajner. Unë e fillova punën me talente si Donnarumma, Calabria, Cutrone. Milani është një familje. Dhe unë jam në një mendje me idetë e futbollit të Berlusconi e Galliani.

Në 4 vite keni stërvitur në tri kategori të ndryshme, gjithmonë duke zbritur një hap: A, B, C. Vitin tjetër do të shkon në D?
(Qesh) Përvoja e parë me Milanin ishte e shkurtër, por ne luajtëm një finale të shkëlqyeshme të Kupës së Italisë kundër Juves. Ajo ishte skuadra që u afrua më shumë me idenë time të Milanit.

A do ta kishit shkarkuar Giampaolo?
Jo, një trajner ka gjithmonë nevojë për kohë.

Ende nuk është e qartë se cili është trajneri model për ju…
Capello është mentori im, i vodha shumë nga këndvështrimi i menaxhimit të grupit. Nga Ancelotti mësova sekretet e 4-3-1-2, nga Prandelli vëmendjen deri në detaje.

Prandelli pati thënë për ju se ishin të fiksuar…
Si lojtar doja ta pyesja, isha kurioz për gjithçka.

A bëhen ish-mesfushorët më të mirë edhe trajnerë të zotë?
Në përgjithësi, po, sepse janë mësuar ta shohin lojën nga pas.

Shkuat një vit në Kinë me Capello. Çfarë do t’i rekomandosh një të riu?
Të shkuarit jashtë vendit për të punuar të ndihmon të kuptosh njerëz dhe realitete të ndryshme.

A nuk jeni të lodhur nga krahasimet?
Ato janë pjesë e lojës. Personalisht, kam modele, por udhëhiqem nga idetë e mia. Do të isha budalla, nëse do të doja të imitoja Capello.

Nëse Berlusconi nuk do ta kishte blerë Monzën?
Unë nuk do të kisha shkuar të drejtuar në Serie C, do të kisha pritur. Nuk jam mendjemadh, por ambicioz.

Dhe cili është ndryshimi?
Një person ambicioz e di se sa vlen dhe nuk e humbet sensin e realitetit.

Kur dëgjoheni me Silvio?
Para ndeshjeve ai më pyet se si janë djemtë. Presidenti i njeh të gjithë lojtarët, do informacione për gjendjen e secilit.

Ju jep këshilla trajnimi?
Nuk ka ndodhur, madje as në ato dy muaj e gjysmë që drejtova Milanin.

Ai nuk dëshiron lojtarë me tatuazhe…
Të mos e teprojmë me këtë gjë…

Kështu që Nainggolan nuk mund të luante te Monza?
Unë do të thoja jo.

As Moscardelli, me atë mjekër?
Sensi i masës është i nevojshëm. Lojtarët e mi kanë një fytyrë të pastër, si djemtë e mirë.

A është më mirë të luash apo stërvitesh?
Të luash është puna më e bukur në botë, trajnimi të jep, por kërkon shumë impenjim.

A jetohet keq në Monza?
Me Berlusconi, vëmendja e mediave është bërë gjithnjë e më e madhe. Shpresojmë të rigjallërojmë ndjenjën e përkatësisë së qytezës.

A mendoni si Silvio, se stadiumi “San Siro” nuk duhet sjkatërruar?
Duhet të shpëtohet, unë akoma i mbaj mend të dridhurat e ndeshjeve të para aty.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit