Besëlidhja debutuese mposht kampionët e Teutës, në finalen e Kupës sfidon Tiranën

24 Shtator 2022
21:41
Telesport
back button

Surpriza në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Federatës në basketboll për meshkuj të luajtura sot në mbrëmje në akademinë “Dhimitraq Goga” në Durrës. Skuadra kampione e Teutës u mund 72-68 nga Besëlidhja, që këtë sezon debuton në Superligë.

Një ndeshje e dobët e skuadrës durrsake, që humbi takiumin në sekondat e fundit, falë një koshi nga distanca i ekipit lezhjan. Një fitore me shumë vlera për Besëlidhjen, që synon një trofe të rëndësishëm.

Përballë Besëlidhjes në finale do të jetë Tirana, që në gjysmëfinalen e dytë fitoi 83-78 ndaj Kamza Basket. Një sfidë e ekuilibruar dhe me rivalitet deri në fund, ku të dyja skuadrat e synuan fitoren. Në fund bardheblutë u treguan më të saktë dhe fituan, duke u kualifikuar në finale.

Eliminatore-Meshkuj

23/9, Apolonia – Besëlidhja, 72-107

23/9, Kamza B. – Elbasani, 114-78

Gjysmëfinale-Meshkuj

24/9, Teuta – Besëlidhja, 68-72

24/9, Tirana – Kamza Basket, 83-78

Finale-Meshkuj

Tirana – Besëlidhja

Lajme të tjera

Lajmet e fundit