Besnik Prenga: Nuk jam i kënaqur, sulmuesit duhet të bëjnë më shumë!

24 Shkurt 2019
16:12
back button

Laçi nuk ka mundur të shkojë më shumë se barazimi në takimin e sotëm kundër Kastriotit në transfertë. Skuadra e Besnik Prengës ka marrë një barazim, që për hir të së vërtetës është i merituar nisur nga rrjedha e lojës. Pas ndeshjes trajneri i ekipit kurbinas u shpreh për “Supersport” se ishte i pakënaqur me ekipin e ti. Sipas Prengës, lojën e bëri Kastrioti dhe meritoi pikën.

Ndeshja?- Nuk them se jam i kënaqur, e filluam lojën ashtu siç e dëshironim, shënuam dhe kjo në vend të na ndihmonte, ai gol na vuri në gjumë. Mendoj se pjesën e parë e kontrolluam lojën. Ishte një ndeshje derbi mes dy ekipesh komshinj. Ekipi i Krujës dha maksimumin, na vuri në vështirësi me topa të gjatë në goditje standarde. Shumë luftë pak lojë, nuk e di janë fushat apo është koha, por jam i pakënaqur me mënyrën si luajtëm futboll. 

Skuadra nuk prodhon?- Ne jemi në sulm të brishtë, por kemi mundësitë tona. Momentalisht jemi të penalizuar sepse sulmuesi më i mirë është i dëmtuar. Po nuk krijuam lojë, mesfushorët po nuk i krijuan raste sulmit është e kotë tu vëm fajin sulmuesve. Kundërshtari luftoi fortë e meritoi pikën. 

Cfarë po ndodh me Laçin, nuk është agresiv?- Atë që treguam ne në ndeshjen e kaluar sot e takoi kruja. Unë fjalët do ua them lojtarëve të mij nesër. Do i uroj Kastriotit shumë suksese dhe do dëshiroja të qëndronin në Superligë. 

Krahët nuk shtynë siç duhet?- Është e thjeshtë të flasësh për rreshtimet, ne e filluam ndeshjen siç donim. Mbrojtja me 3 ose me 5 mund të na japë siguri. Loja sulmuese por dhe sulmuesit duhet të marrin më shumë iniciativë. Ne nuk po gjejmë atë lojtarin e qendrës. Duhet të punojmë më shumë dhe të krijojmë lojë. 

Blerjet e reja kur futen në fushë?- Mendoj që mundohen të kapin ekipin, por janë shumë mbrapa. Janë shumë pas dhe nuk kanë marrë besiminj tim, kur do e marrin do të luajnë më shumë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit