Beteja me tumorin në testikuj; Haller operohet për herë të dytë. Ja gjendja e sulmuesit të BVB

26 Nëntor 2022
12:10
Alfred Lleshi
back button

Sebastian Haller iu nënshtrua operacionit për herë të dytë që të përfundojë heqjen e tumorit testikular, të zbuluar verën e kaluar. Këtë e ka bërë të ditur sulmuesi i Borussia Dortmundit direkt përmes kanaleve të tij sociale. “Hapi tjetër në procesin e rehabilitimit, – shkroi lojtari në Twitter.

– Operacioni i dytë shkoi mirë. Faleminderit ekipit mjekësor për ndihmën e përditshme. Mezi pres të filloj sërish pjesën tjetër të rehabilitimit”. Bashkë me këto fjalë të ndjera, sulmuesi postoi një foto të tij me stafin mjekësor dhe një tjetër në shtrat duke bërë shenjën e fitores.

“Siç ishte planifikuar që në fillim, pas kimioterapisë u konsideruan mundësi të ndryshme trajtimi, – kishte deklaruar sulmuesi ditët e fundit. – Beteja kundër kancerit nuk ka mbaruar. Do të më duhet të bëj një operacion për ta eliminuar përgjithmonë këtë tumor që më mban larg fushave”.

Ndërhyrja ishte krejtësisht e suksesshme siç nënvizohet nga personi në fjalë dhe që duhet të fillojë fazën përfundimtare të procesit të shërimit. Një kalvar i gjatë që nisi në verë me zbulimin e tumorit, menjëherë pas transferimit të tij në Bundesligë dhe nisjes së një aventure të re.

\I blerë nga Ajax si pjesë e një operacioni me vlerë rreth 35 milionë euro, Haller në qershor kishte qenë goditja e madhe e Borussia Dortmund në merkato për të zëvendësuar Erling Haaland, i cili u shit ndërkohë te Manchester City.

Por në korrik mbërriti diagnoza tronditëse, e cila e detyroi sulmuesin francez të natyralizuar (me rrënjë nga Bregu i Fildishtë) të ndërpriste aktivitetin e tij konkurrues për t’u përqëndruar në trajtimin mjekësor. Kujdes që në këtë pikë, pas dy operacioneve, do të vazhdojë me një fazë rehabilitimi me shpresën për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit