Beteja midis Komunës së Firences dhe FIGC për Coverciano: gati 500 mijë euro taksa të papaguara!

1 Dhjetor 2020
19:44
Telesport
back button

Komuna e Firences i ka kërkuar Federcalcio (federatës italiane) 428 mijë euro Imu dhe Taksa të papaguara gjatë dhjetë viteve të fundit për Qendrën Teknike Federale të Coverciano, pikërisht brenda territorit komunal të Firences.

Midis taksave dhe interesave, ajo që Palazzo Vecchio pretendon është pothuajse gjysmë milioni euro, me FIGC, megjithatë, të cilët besojnë se nuk duhet të paguajë sepse ndërtesa futet te rastet e përjashtuara nga pagesa.

Komisioneri Gianassi, gjatë Këshillit të Qytetit, megjithatë, specifikoi se sipas avokatisë së Komunës, përjashtimi i Imu nuk do të kishte të bënte me Coverciano sepse nuk do të përfshihej në kategorinë E9 por në atë D6, i cili për këtë arsye duhet të paguajë rregullisht taksën.

Tani mosmarrëveshja ka mbërritur në Gjykatën e Lartë, dhe kush do të fitojë, ose do të fitojë mijëra euro ose t’i kursejë ato, raporton “La Nazione”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit