Betejë Covid e vështirësive, Shqipëria merr përsipër organizimin e Europianit

13 Korrik 2020
11:36
Telesport
back button

Federata Shqiptare e Volejbollit, përmes një njoftimi, ka bërë me dije se do të organizojë vitin e ardhshëm fazën finale të Kampionatit Europian të Volejbollit për djem, mosha U-17 (data do të përcaktohet më vonë nga Federata Europiane e Volejbollit-CEV).

Ky është eventi i dytë i madh ndërkombëtar finalet e të cilit zhvillohen në Shqipëri. Në shtator 2018, Shqipëria dhe FSHV-ja organizoi në Durrës e Tiranë fazën finale të Europianit U-19 për vajza.

Lajmin e bëri publik për mediat presidenti i FSHV-së, Erlind Pëllumbi, por edhe CEV në faqen e saj zyrtare, duke konfirmuar mbështetjen që ajo ka për volejbollin shqiptar. Në këtë fazë finale do të marrë pjesë edhe kombëtarja U-17 për djem e Shqipërisë.

Një vendim që vjen në një moment të vështirë për volejbollin shqiptar, që pak kohë më parë vendosi të mbyllë kampionatet ka shpallur ekipe kampione për shkak të koronavirus. FSHV kërkon të mbështesë këtë grupmoshë, ndaj dhe ka vendosur të organizojë fazën finale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit