Betis fundos Barçën, spanjolli më i mirë në Europë ndëshkon katalanasit në Camp Nou (Video)

4 Dhjetor 2021
18:11
Denis Hakanaj
back button

Ka ardhur humbja e parë për Xavi-n në drejtim të Barcelona-s.

Katalanasit, në fakt, janë mundur 1-0 në shtëpi nda Betis në javën e 16-të të La Liga-s.

Një rezultat që e largon akoma më shumë Barçën nga kreu dhe që e ka ngjitur Betis në vendin e tretë të renditjes.

Sfida e luajtur në Camp Nou është vendosur nga një gol i Juanmi në minutën e 79-të.

Juanmi është golashënuesi më i mirë spanjoll në  kampionatet kryesore të Europës në këtë sezon në të gjitha kompeticionet (11 gola, 9 në La Liga).

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit