Biabiany zbulon trajnerin më të keq të historisë së Inter-it

13 Dhjetor 2019
17:42
Denis Hakanaj
back button

Jonathan Biabiany, ish-lojtar i Inter-it, ka folur për të kaluarën e tij tek zikaltrit në një intervistë të dhënë për Itasportpress.it:

“Unë jam rritur tek Inter-i dhe e konsideroj akoma familjen time. Aty kam fituar trofetë e mi të parë dhe aty kam kaluar momentin më të keq (aritmi kardiake), por kujtimet janë të gjitha të bukura dhe i uroj më të mirën klubit zikaltër”, ka thënë Biabiany.  

DE BOER – “Më ka lënduar shumë kur ai ka thënë se ishim një grup i kalbur, saqë i jam përgjigjur menjëherë. Me të nuk kam patur një marrëdhënie të mirë dhe jo vetëm në aspektin teknik. Nuk e kam kuptuar kurrë pse më la mënjanë”.

“Megjithatë, nuk kam qenë vetëm që nuk e kuptoja, sepse edhe ata që luanin gjithmonë tek ai Inter kanë thënë se nuk e kuptonin futbollin e De Boer dhe se ai ishte gjithmonë arrogant. I kanë dalë të gjithë kundër dhe nuk vlerësonte asgjë nga ambienti zikaltër”.

“Sipas mendimit tim, holandezi ka qenë trajneri më i keq i historisë zikaltër. Nuk ka marrë rezultate të mira në Milano dhe më pas ka shkuar në Angli te Crystal Palace, duke bërë akoma më keq, por besoj se do të dështojë kudo për shkak të metodave që ka”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit