Biden takon presidentin kinez, Amerika mendon bojkotin e Lojërave Olimpike “Pekin 2022”

17 Nëntor 2021
8:34
Telesport
back button

Një ditë pas takimit që presidenti amerikan Joe Biden pati me atë kinez Xi Jinping, mbërrin një lajm i bujshëm nga e përditshmja amerikane “Washington Post”. Sipas saj, “Shtëpia e Bardhë” ka vendosur të mos dërgojë asnjë përfaqësues në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, që zhvillohen në shkurt në Kinë.

Vendimi është marrë si protestë ndaj shkeljes së të drejtave njerëzore nga ana e qeverisë së Kinës. Për momentin ky lajm nuk konfirmohet nga “Shtëpia e Bardhë” apo olimpizmi amerikan, ndërkohë që sportistët amerikanë janë shprehur kundër bojkotit të këtij eventi olimpik, që zhvillohet çdo katër vjet.

Mediat amerikane bëjnë me dije se në adresë të Biden ka mbërritur një rekomandim për këtë çështje. Kreu i shtetit amerikan do të marrë një vendim për praninë apo jo të Amerikës në Lojërat Olimpike Dimërore brenda nëntorit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit