“Bidon” te Interi, idhull te Valencia: tifozi bën tatoo me kokën e tij (VIDEO)

4 Qershor 2019
16:46
Anton Cicani
back button

Kur mbërriti te Interi u mendua se do të ishte një nga ata futbollistë që të ndryshojnë fytyrën e skuadrës dhe lënë gjurmë. Por, zikaltërit i bënë llogaritë keq, pasi francezi ishte dështim total, me paraqitje për t'u harruar.

I blerë nga Monaco thuajse 50 mln euro, Geogrey Kondogbia do të largohej për të gjetur veten dhe për t'u rikthyer ai i Principatës. Kështu, Valencia e priti dhe i dha mundësi që të luante pa presion në La Liga. Pikërisht në Andaluzia, francezi shpërtheu sërish dhe tashmë është bërë idhull i tifozerisë.

Jo më kot, pasi kampionati u mbyll dhe Valencia shkoi në Champions, një tifoz ka vendosur që dashurinë për mesfushorin e fuqishëm ta shprehë me një tatoo në këmbën e tij: fytyrën e Kondogbias.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit