Bie miti “CR7” te Sportingu, një adoleshent i merr rekordin që mbante prej 18 vitesh!

2 Korrik 2020
12:39
Telesport
back button

Plot 18 vite më parë, Cristiano Ronaldo do të debutonte me Sporting Lisbona përballë Interit në Champions League duke vendosur një rekord sa i përket klubit dhe aktivizimit të një lojtari të ri: vetëm 17 vjeç, 6 muaj dhe 9 ditë.

Deri në këtë moment, ky rekord kishte rezistuar dhe mirë madje, por do të duhej aktivizimi i Joelson Fernandes që të thyente këtë mit dhe të vendoste një tjetër numër: 17 vjeç, 4 muaj dhe 3 ditë. Ishte data 1 korrik kur sulmuesi zbriti në fushë ndaj Gil Vicentes me fanelën e Sportingut.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit