Bie pista Vazquez, Arsenal ofertë për “dështakun” e Real Madridit

10 Korrik 2019
10:49
back button

Arsenal është në kërkim të një sulmuesi dhe pak ditë më parë u raportua se klubi londinez kishte paraqitur një ofertë për Lucas Vazquez, gjithsesi ky opsion ka rënë poshtë menjëherë.

Së fundi, “Daily Star” ka zbuluar se “Topçinjtë” kanë depozituar tek Real Madrid ofertën prej 18 milionë paund për të marrë shërbimet e Mariano Diaz, i cili është në shitje nga klubi madrilen.

Priten zhvillime të reja në këtë drejtim, duke qenë se 25-vjeçari është i destinuar për t’u larguar nga Madridi këtë merkato vere. Diaz në sezonin e tij të shkuar shënoi vetëm 3 gola në 13 ndeshje në kampionatin spanjoll, duke mos i justifikuar 30 milionë eurot e shpenzuara për të, për ta riblerë nga Lyon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit