Bie poshtë Morata, ja ylli që kërkon me ngulm për sulmin Barcelona

15 Janar 2022
11:01
Alfred Lleshi
back button

Barcelona largohet përfundimisht nga Morata në merkaton e janarit. Siç sigurojnë burimet e “Mundo Deportivo”, operacioni që trajneri Xavi do të kishte dashur aq shumë nuk do të bëhet. Atletico Madrid dëshiron të mbledhë menjëherë shumën e negociuar me Juventusin (35 milionë, plus 5 milionë të huazimit 6-mujor), si dhe klubi i Juventusit nuk ka gjetur ende një zëvendësues të mundshëm.

Te Barcelona, pas blerjes së Ferran Torres, nuk ka më vend për një rrogë të tillë dhe synimi i Laporta tani është të luajë të gjitha kartat në merkaton e verës. Gazeta katalanase flet për Dusan Vlahovicin e Fiorentinës, një emër që është gjithashtu shumë i kërkuar nga Juventusi.

Pengesa tjetër që e ndërlikon largimin e Morata për në “Camp Nou” është sigurisht lëndimi i Federico Chiesa, i cili e futi Allegrin në telashe: “Kjo është skuadra, do të mbetet e tillë deri në qershor. Askush nuk largohet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit