Bie poshtë Stambolli, UEFA zyrtarizon stadiumin e finales së Champions-it

13 Maj 2021
13:20
Alfred Lleshi
back button

Nuk do të jetë Stambolli, sikurse ishte parashikuar, qyteti që do të presë finale e madhe të Ligës së Kampionëve (2020-2021). Chelsea dhe Manchester City do ta sfidojnë njëri-tjetrin në një stadium tjetër më 29 maj, pikërisht në “Dragão” të Libonës. Ky është vendimi zyrtar, që ka marrë UEFA ditën e sotme.

Kjo ndryshim destinacioni është bërë për të pasur tifozë të pranishëm në tribuna, gjë që nuk mundësohej dot në Stamboll, për shkak të kufizimeve të rrepta qeveritare dhe situatës jot ë favorshme të pandmeisë në Turqi.

“Ataturk Stadium” ta poshtë nga vetoja e qeverisë britanike, e cila ka përfshirë Turqinë në listën e destinacioneve të ndaluara për shkak të Covid-19. Për të dytin vit radhazi, pra, do të jetë shteti luzitan si “teatër” për ngjarjen kryesore kushtuar klubeve europiane, pasi priti “Final Eight” vitin e kaluar, në Lisbonë. Hyrja do të lejohet për 12.000 tifozë, të shpërndarë në stadium, ndarë në mënyrë të barabartë midis “qytetarëve” dhe “Blues”.

Presidenti i UEFA-s Aleksandr Ceferin komentoi vendimin zyrtar dhe shprehu kënaqësi të madhe për praninë e spektatorëve në finalen e madhe: “Tifozët duhet të vuajnë për më shumë se 12 muaj pa shansin për të parë ekipet e tyre drejtpërdrejt dhe arritja e një finaleje të Ligës së Kampionëve është kulmi për një klub. Fushëveprimi nuk ishte i mundshëm dhe unë jam shumë i lumtur që kjo zgjidhje është gjetur.

Edhe një herë u jemi drejtuar miqve tanë në Portugali për të ndihmuar UEFA-n dhe Champions League. Si gjithmonë jam shumë mirënjohës ndaj FPF dhe qeverisë portugeze, që ranë dakord për të organizuar ndeshjen në një afat kaq të shkurtër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit