Bie Real Madrid, surpriza e La Liga-s e mposht dhe e kap në krye

17 Tetor 2020
20:32
Denis Hakanaj
back button

Real Madrid ka pësuar një humbje befasuese në javën e gjashtë të La Liga-s.

Skuadra e Zidane, në fakt, është mundur nga Cadiz në shtëpi. Skuadra e ngjitur këtë vit në La Liga e ka nisur shumë mirë sezonin dhe tani kryeson renditjen me pikë të barabarta (10) me madrilenët, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

M iqtë kanë zhbllokuar rezultatin me Lozano-n në minutën e gjashtëmbëdhjetë dhe kanë arritur ta mbrojnë avantazhin deri në fund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit