Bieber sfidon Tom Cruise në kafaz, McGregor ofrohet të organizojë ndeshjen

10 Qershor 2019
15:15
Denis Hakanaj
back button

Ylli i muzikës, Justin Bieber, ka sfiduar të dielën legjendën e Hollywood-it, Tom Cruise, që t'i bashkohet në ringun e UFC-së. 

"Dua të sfidoj Tom C ruise në oktagon. Tom, nëse nuk e pranon këtë sfidë, do të thotë se ke frikë. Kush është i gatshëm ta organizojë ndeshjen? Dana White?", ka shkruar Bieber në Twitter.    

Nuk dihen arsyet pse ylli 25-vjeçar, i cili ka shitur 150 milionë albume dhe ka 106 milionë ndjekës në Twitter, ka vendosur të provokojë aktorin 56-vjeçar, por mesazhi i tij ka tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe kampionit të UFC, Conor McGregor.

"A është gati të luftojë Cruise, siç bën në filmat e tij?", ka pyetur irlandezi, i cili është ofruar menjëherë që të organizojë ndeshjen dhe që të luftojë me aktorin  tjetër të Hollywood-it, Mark Whalberg, në atë që do të ishte ndeshja hapëse para përballjes së madhe. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit