Bielsa: Ja pse kam dyshime serioze mbi të ardhmen e futbollit profesionist

1 Dhjetor 2021
18:21
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Leeds, Marcelo Bielsa, ka folur për të ardhmen e futbollit gjatë konferencës së zhvilluar para ndeshjes së kampionatit kundër Crystal Palace:

“Më trishton fakti se futbollit po ecën mbrapa. Kalendari është kaq i mbushur, sa nuk  ka më konsideratë për përgatitjen e skuadrave. Për këtë arsye kam dyshime serioze mbi të ardhmen e futbollit profesionist”, ka thënë Bielsa.

“Ky sport komercializohet shpesh dhe rezultati është një produkt gjithmonë dhe më i keq.

“Objektivi është të shiten sa më shumë ndeshje, pa u shqetësuar për gjendjen e lojtarëve. Po përdor termat e ‘industrisë së futbollit’, por për mua nuk është e lehtë të flas kështu për këtë sport”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit