“Bielsa Rhapsody”, kënga që po çmend rrjetet sociale

15 Dhjetor 2018
21:32
Denis Hakanaj
back button

Aq “Loco” sa për t’i çmendur tifozët. Marcelo Bielsa, trajneri i Leed-s, po merr të gjitha meritat falë një kampionati që e sheh skuadrën e tij protagoniste absolute, e para në tabelën e klasifikimit me 1 pikë avantazh nga vendi i dytë. Tifozët, duke pare situatën, nuk mund të rrinë të heshtur dhe shohin tek Bielsa udhëheqësin e një skuadre që mund t’i dhurojë një ëndërr. Për trajnerin janë bërë murale rreth qytetit, fanella dhe…një këngë

BIELSA RHAPSODY 🙌🏼 pic.twitter.com/FtRYG3Rdjn

— Gerónimo Roldán (@geroroldan) December 14, 2018

Siç raporton “AS”, Mickey P Kerr, këngëtar i cili ka dalë nga "Britain’s Got Talent", tifoz i madh i Bielsa, i ka dedikuar një këngë trajnerit të tij, duke u bazuar tek "Bohemian Rhapsody" e grupit "Queen". Kënga, e nisur si një lojë, është bërë virale në një kohë shumë të shkurtër, aq shumë sa për ta nxitur krijuesin ta kthejë në një këngë krishtlindjesh, që mund të blihet online për 0.99 sterlina. Të ardhurat, që do të merren në prag të Krishtlindjeve, do t’i dhurohen  fondacionit bamirës "Forget Me Not Children’s". Kënga, e realizuar në 13 dhjetor, gjendet në të gjitha platformat muzikore.

I çmendur, por edhe udhëheqës. Tifozët nuk mund të mos jenë entuziastë për këtë sezon që po përjeton Leeds. Shpresa është që "Bielsa Rhapsody", e destinuar për të qëndruar për një kohë të gjatë në “Elland Road” të arrijë vendin e parë në klasifikimin e këngëve më të dëgjuara, ashtu siç ka bërë Leeds, që duket se më fund është gati të rikthyer në Premier League. Të jesh numri një për Krishtlindje…praktikisht kudo!

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit