Humbasin Real e Barça, turqit e Anadolu befasojnë në Euroleague

16 Janar 2020
10:43
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e raundit të 19-të të Euroleague në basketboll për meshkuj. Skuadra turke e Anadolu Efes kryeson e vetme renditjen, me 16 fitore dhe 3 humbje deri më tani. Turqit fituan 88-68 ndaj italianëve të Armani Milano, ndeshje e dominuar nga skuadra e Anadolu, ku u dallua Lane Sharkin, autor i 23 pikëve.

Ditë e keqe për ekipet spanjolle. Real Madrid u mund 60-55 nga kampionët në fuqi të CSKA Moskë, ndeshje me shumë gabime në gjuajtje dhe ku ekipet mbrojtën fort. Mike James me 19 pikë ishte shënuesi më i mirë për moskovitët në këtë sfidë. Humbet edhe Barcelona, që u mund 92-85 nga izraelitët e Maccabi Tel Aviv (Dorsey 19 pikë).

Euroleague – Raundi i 19-të

CSKA Moskë – Real Madrid, 60-55

Khimki Moskë – Valencia Basket, 75-84

Anadolu Efes – Armani Milano, 88-68

Fenerbahce – Villeurbanne, 86-64

Olympiacos – Alba Berlin, 86-93

Maccabi Tel Aviv – Barcelona, 92-85

Zenit st.Petërburg – Baskonia Gasteiz, 72-66

Crvena Zvezda – Zalgiris Kaunas, 70-76

Panathinaikos – Bayern Mynih, 98-83

Renditja e Euroleague

Lajme të tjera

Lajmet e fundit