Bilbao përmbys Atletico-n në 4 minuta dhe siguron finalen e Superkupës së Spanjës (Video)

13 Janar 2022
21:56
Denis Hakanaj
back button

Athletic Bilbao ka marrë një fitore dramatike kundër Atletico Madrid dhe ka siguruar një vend në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Real Madrid.

Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë të ndeshjes së luajtur mbrëmjen e sotme në Riad.

Kanë qenë Colchoneros që kanë zhbllokuar takimin në minutën e 62-të falë një autogoli të portierit Simon, por nuk kanë arritur ta mbrojnë avantazhin deri në fund.

Bilbao, në fakt, ka përmbysur gjithçka në harkun e katër minutave. Në të 77-ën ka barazuar me Alvarez dhe në të 81-ën ka realizuar golin e fitores me Williams.

Atletico e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Gimenez për një ndërhyrje të rrezikshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit