BILD: Gnabry rezulton negativ, por protokolli gjerman i prish punë Bayern Munich! Ja kur kthehet

23 Tetor 2020
19:01
Telesport
back button

Serge Gnabry, i cili doli pozitiv në Covid-19 të martën, në prag të ndeshjes kundër Atlético Madrid, doli negativ në provën e dytë, sipas asaj që raportoi Bild.

Lajm i mirë, por që në çdo rast nuk do ta lejojë sulmuesin të luajë nesër kundër Eintracht Frankfurt.

Kjo është për shkak të protokolleve shëndetësore në Bavari që kërkojnë që të gjithë të futen në karantinë për 10 ditë edhe në rast të një testi negativ.

Lojtari sigurisht që do të jetë i padisponueshëm për ndeshjen kundër Lokomotiv Moscow, e planifikuar për të martën.

Hipoteza më e akredituar është ajo e kthimit të tij për ndeshjen e 31 tetorit kundër Koln.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit