Biletat në shitje, ja shifra e çmendur për sfidën e radhës së McGregor

19 Prill 2021
12:10
Telesport
back button

Pas më shumë se një viti me dyer të mbyllura tifozët do t’i rikthehen stadiumeve. Për eventin UFC-264, ku do të zhvillohet sfida e tretë mes Conor McGregor e Dustin Poirier, parashikohet një stadium i mbushur me kapacitet të plotë. Çka do të thotë që “T-Mobile Arena”, ku do të zhvillohet sfida, do të ketë 20 mijë tifozë.

Nga fundjava e kaluar kanë dalë në shitje biletat për këtë event, të cilat shkojnë nga 300 dollarë deri në 10 mijë dollarë, për zonën afër kafazit. Një shifër vërtet e lartë kjo për një duel të arteve marciale mikse, por kur bëhet fjalë për të parë në kafaz Conor McGregor asnjë shifër nuk është e ekzagjeruar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit