“Binda Bielsa-n të merrte Roma-n”, Sabatini: Më pas pata frikë

29 Shtator 2023
17:00
Denis Hakanaj
back button

Walter Sabatini, ish-drejtor sportiv i Roma-s, ka zbuluar një prapaskenë të bujshme për “Cronache di Spogliatoio”:

“Kisha vendosur të merrja Bielsa-n te Roma, do të kishte qenë një ide shumë e mirë. Jemi takuar në Madrid në një vend të fshehtë sepse nuk donim të ishim në publik.

“Jemi takuar në një stol dhe ai ka filluar menjëherë të flasë me pasion për skemat dhe lojtarët. Nuk kisha parë kurrë një gjë të tillë. Njihte të gjithë lojtarët e ekipit të dytë”.

Bielsa i kishte idetë e qarta, siç ka zbuluar Sabatini:

“Kishte me vete planimetrinë e Trigoria-s për të më udhëzuar si duheshin vendosur muret dhe si duheshin pikturuar. Pretendonte, dhe me të drejtë, që muret e dhomave të zhveshjes të lyheshin me ngjyrat e Roma-s.

“I duhej kohë, shumë kohë sepse nuk pranon të drejtojë një skuadër nëse shikon se lojtarët nuk përshtaten me metodat dhe parimet e tij, edhe të jetës.

“Në Romë, unë isha mes disa zjarreve dhe pranoj se kam pasur frikë. Ia kam thënë edhe atij: ‘Marcelo, kam frikë sepse duhet shumë kohë’.

“Do të kishte qenë një zgjedhje e mrekullueshme. Më vjen me të vërtetë keq që nuk shfrytëzova momentin për ta marrë. Do të kishte qenë një hap i madhe dhe për mua”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit