Binder triumfon në “garën sprint” të Jerez, italiani Bezzecchi qëndron lider

29 Prill 2023
15:46
Telesport
back button

Piloti afrikano-jugor i skuadrës KTM, Brad Binder, fitoi sot pasdite garën sprint të të MotoGP, zhvilluar në pistën spanjolle të Jerez. Ky është suksesi i parë i Binder në një farë të tillë.

Ai la pas pilotin italian të Ducati, Francesco Bagnaia, ndërkohë që në podium u ngjit edhe australiani Jack Miller me motorin tjetër KTM. Një garë e fortë, ku pilotët dueluan fort për fitoren, por Binder u shkëput në xhirot e fundit.

Pas kësaj gare sprint, në krye të renditjes botërore në MotoGP, Viton të qëndrojë italiani Marco Bezzecchi i skuadrës Mooney VR46, me 65 pikë, tri më shumë se Bagnaia, i dyti. Nesër pasdite do të zhvillohet gara e Jerez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit