Bindi Mbappe të qëndrojë, ish-presideti i Francës negocion për kampionin e botës si trajner i PSG

21 Mars 2023
9:44
Telesport
back button

Pasi këshilloi dhe bindi Kylian Mbappe të qëndrojë te skuadra e PSG-së një vit më parë, ish-presidenti i Francës, Nicolas Sakozy, tifoz i këtij ekipi, po bën ndërmjetësin për të sjellë edhe Zinedine Zidane në detyrën e trajnerit.

Të gjithë të PSG-ja e ëndërrojnë kampionin e botës në detyrën e trajnerit te PSG, ndaj dhe Al-Khelaifi i ka dhënë “dritën jeshile” Sarkozy që të negociojë. Te kampionët e Francës nuk janë të kënaqur nga puna e trajnerit aktual Christophe Galtier, ndaj dhe po kërkojnë një trajner të ri.

Zidane duket se është kandidatura e vetme që te PSG kërkojnë për detyrën e trajnerit, ndaj dhe po lëvizin të gjitha gurët për ta bindur. Zizu ka gati dy sezone që është pushim dhe pasi dështoi të marrë kombëtaren e Francës, tani është në kërkim të një aventure të re.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit