Bingoja e Maldinit: Theo Hernandez u quajt bast i rrezikshëm, sot vlen dyfish!

4 Prill 2020
15:35
back button

Bingoja më e madhe e Paolo Maldinit si drejtor i Milanit është padyshim Theo Hernandez. Mbrojtësi u mor në verë për 20 milionë euro nga Real Madrid, për një transferim që u cilësua si një bast i rrezikshëm.

Tashmë, kur kanë kaluar gati 8 muaj që nga kalimi i Theo në Milano, francezi vlen dyfishi i çmimit që u mor. Të paktën kjo është ajo që vlerëson “Transfermarkt”, me kartonin e Theos që ka prekur shifrën 40 milionë euro.

Sidoqoftë, pavarësisht se kaq vlerësohet nga “Transfermarkt”, Milan zor se mund ta lëshojë për vetëm 40 milionë euro anësorin, që i ka mahnitur të gjithë. Një mbrojtës që shënon 5 gola në 20 ndeshje në kampionat. Thjesht fantastik!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit