Binotto pranon: Mund të kishim fituar më shumë gara, ja pengjet e këtij sezoni

7 Gusht 2022
10:13
Telesport
back button

Sezoni 2022 i Ferrari në Formula 1 ka qenë në dritë-hije. Mjaft gëzime për një skuadër të rikthyer te fitorja pas vitesh zhgënjim. Por edhe mjaft dështime, më së shumti gabime të skuadrës dhe pilotëve, që u kanë dhuruart fitoren rivalëve.

Ai që ka folur për sezonin e deritanishëm është Mattia Binotto, drejtori sportiv i “kokëkuqes”, që zbuloi mangësitë: “Duhet kurajo të bësh detyrën time, pasi është një detyrë komplekse dhe mundohemi të bëjmë më të mirën”.

Mendoj se skuadra jonë është e fortë edhe në aspektin e strategjisë. Njerëzit shohin gabimet dhe jo momentet kur jemi të saktë, siç ndodhi në Austri apo Francë. Ky është një ekip që ka mentalitetin e duhur për të marrë përsipër përgjegjësitë e tij”, tha Binotto.

Do të doja të zhvilloja nga e para garën e Montekarlo, ku gabuam me strategjinë. Për sa i përket garën së Silverstone, mendoj se ishte strategjia e duhur, fituam me Sainz.  Kemi shumë keqardhje këtë sezon”,shprehet shefi i Ferrari.

Mund të kishim fituar më shumë gara, por për motive të ndryshme nuk fituam. Mund të ishim 9-3 për sa i përket fitoreve në favorin tonë, por kemi patur probleme kur kemi qenë në krye të garës. Shpejt do të gjejmë besueshmërinë që na duhet”, tha Binotto.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit