Birçe: Flamurtari meriton respekt, presim një zgjidhje në janar

8 Dhjetor 2019
15:49
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Flamurtarit, Luan Birçe, ka anlizuar humbjen e pësuar kundër Laçit në intervistën e dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në përfundim të ndeshjes. Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga ai: 

“Në pjesën e parë kemi qenë të eklibruar dhe kemi patur rastet tona, por nuk shënuam dot. Pjesën e dytë e nisëm keq, duket se futbolliustt ranë pre e presionit të fushës. Gjatë gjithë ndeshjes kam parë ankesa të vazhdueshme të lojtarëve me arbitrin dhe kjo ka ndikuar”.

“Gjithsesi, në rastin e golit të parë duhet të kishim reaguar më mirë. Futbollistët tanë janë profesionistë dhe kjo është e pafalshme. A ka më shpresë për Flamuratin? Kjo pyetje bëhet gjithmonë. Unë dua të falënderoj lojtarët që japin maksimumin”.

“Situata jonë financiare është deklaruar nga presidenti dhe presim që të vijë zgjidhja nga bashkia ose nga ligji i sportit. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë maksimumin në çdo ndeshje, më pas do të presim janarin. Flamurtari meriton respekt, ata që larguan nuk bënë mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit