Bisedimet Raiola-Milan, senatori drejt rinovimit me “Djallin”

27 Nëntor 2020
16:33
Eraldo Harlicaj
back button

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, ka nisur prej kohësh bisedimet me drejtuesit e klubit. Agjenti Mino Raiola ka hedhur në skenë pretendimet e futbollistit të tij.

Kushtet e Donnarummes janë pranuar dhe marrëveshja e re është shumë pranë. Numri një i portës u bë kapiten dhe është kthyer në liderin e ri të kuqezinjëve.

Arritja e marrëveshjes me 21-vjeçarin është një hap shumë i rëndësishëm për Milanin. Ekipi po shkon jashtëzakonisht mirë deri më tani dhe kryeson me meritë të plotë, ndërsa po mendohet për Milanin e ri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit