“Bisha” e Premier League “tradhton” Barçën, gati të transferohet te Real-i

21 Shkurt 2020
17:29
Denis Hakanaj
back button

Po çmend tifozët e Wolves me paraqitjet e tij. Adama Traore është padyshim një nga zbulimet e këtij sezoni në Premier League.

Futbollisti, i njohur edhe për forcën e tij fizike dhe muskujt e tij të ekzagjeruar, ka tërhequr vëmendje shumë klubeve të mëdha të Europës.

Vetë ai, i rritur te të rinjtë e Barcelona-s, nuk e ka përjashtuar një “tradhti” të mundshme ndaj katalanasve.

Në një intervistë të dhënë për Mundo Deportivo, Adama Traore ka lënë më shumë se një derë hapur për Los Blancos: ” Jam i gëzuar për Wolves”, ka thënë 24-vejçari.

“Ky është një klub shumë i mirë dhe kemi një skuadër të madhe. Është një eksperiencë e madhe për mua në aspektin profesional dhe njerëzor. Megjithatë, nëse do të kisha mundësinë të shkoja te Real Madrid, nuk do ta kisha problem”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit