“Bjellorusia ishte përbindësh!”, Reja komplimenton Shqipërinë dhe tregon se si shtrëngoi dhëmbët

18 Nëntor 2020
18:47
Telesport
back button

“Gjithmonë nxirrni këtë histori. Na mërzitët me këtë punën e modulit 3-5-2, sapo mundëm bjellorusët që ishin përbindësha. Futbolli luhet me 3, 4 mbrojtësa”. Edi Reja nuk përmbahet dhe polemizon mbi modulin e Shqipërisë, thembra e Akilit shpesh nëpër studio televizive.

Pas ndeshjes, për emisionin “Zona Gol” në “Supersport” por edhe RTSH Sport, tekniku italian kërkoi që të mos përsëriteshin pyetjet nëse skuadra mund të luajë me skemën 3-5-2 duke dhënë dhe një batutë në fund të prononcimit.

Sakaq, mbi ndeshjen tha:  Nëse keni parasysh, lojtarët që janë aktivizuar, ka shumë lojtarë që nuk luajnë as në klube. Ju e dini, nuk mund të pretendonim që në 3 ditë të ishin në formë të mirë fizike. Për sa kohë ishim mirë fizikisht,  e kontrolluam ndeshje. E lëshuam për pak takimin. I komplimentoj shumë lojtarët se dhanë maksimumin. Nuk mund të bëjnë kritika. Kemi fituar 3 ndeshjet e fundit. Më pëlqen të luaj mirë  kur i kemi mundësitë. Tani na duhej rezultati, i morëm me meritë”.

Djemtë treguan se duan kombëtaren, dhe duhet t’u japim meritat. Shpirti, agresiviteti që luftuan deri në fund. Memola, ka një mual që sluan, Ismajli dy, Gjasula nuk luan. Dhe Veseli ka 3 ndeshje që luan. Bjellrousia është e fortë fizikisht, ishte e vështirë ti përmbanim.

Luajnë fort dhe në lojën në ajër. Momenti pozitiv ishin debutues, Kallaku, Broja, Selahi, që nuk kanë eksperiencë, por u përgjigjën në mënyrë të shkëlqyer. Fakti që COVID na kahequr dida lojtarë, kemi marrë lojtarë të rinj dhe janëpërgjigjyur mjirë. Vlerësoj dhe veteranët, Cikalleshin, Memushajm,Gjmshitin. Këta veteranë mbajtën dhe ndihmuam të rinjtë. Po të mos ishte për ata veteranë, edhe të tjerët nuk do të bënin kaq mirë.

Golat e shënuar?

“Cikalleshi është mjaft i zoti para portës. Shikoni çfarë ka ndodhur në të kaluarën në 1974, 1975 kemi bërë 6 gola në miqësore, nuk mund të qahemi për gola. Ka shumë që e shohin ndeshjen, e kam për analistët”, deklaroi Reja.

Rinovimi i grupit

“Kemi qenë të detyruar të bëjmë rinovim. Sidomos debutuesit që na kanë dhënë një dorë të mirë. Duhet edhe guxim të bësh ndryshime dhe ti besoj të rinjve. Nuk kanë maturinë e duhur për të përballuar kompeticione të tilla, por duke marrë eksperiencë.

Jam i kënaqur sepse po punojmë në vështirësi të mëdha, për shkak edhe të situatës së pandemisë. Pavarësisht vështirësive ne kemi arritur të marrim rezultate. Falenderoj të gjithë, për sakrificat e bëra.

Krahasimi me 2016

“Ne kërkojmë lartë e poshtë për të gjetur lojtarë dhe për rritur nivelin. Për të pasur lojtarë të mirë teknikisht dhe fizikisht është e vështirë. Kam provuar shumë dhe mezi gjeta Gjasulën. Kemi disa lojtarë të mirë si Laçi, Bare. Duhet të gjejnë lojtarë që të kenë edhe centimetra. Na u desh të shfrytëzonim aspektin teknik, për të mbajtur ndeshjen në kontroll.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit