Bledi Shkëmbi gjen motivin e eliminimit nga Europa

18 Korrik 2019
19:08
Anton Cicani
back button

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, u ndal për RTSH duke folur në lidhje me eliminimin e skuadrës së tij në këtë Europa League, që në turin e parë kualifikues ndaj Ventspils.

"Mendoj se djemtë bënë një ndeshje të shkëlqyer, edhe pse mund të kishim shfrytëzuar më shumë disa raste që patëm, por mund të them se nuk ishte e lehtë të luaje në këto kushte, pra shumë vapë".

Ndërkohë, trajneri i ekipit durrsak tha dhe se "gabimet që bëmë në ndeshjen e vajtjes ndikuan edhe te rezultati i përgjithshëm dhe ishte e vështirë ta përmbysje, edhe pse bëmë një lojë të mirë".

Në fund, Shkëmbi kërkon më shumë nga merkato dhe afrime: "Ende nuk jemi plotësuar. Mund të ketë ndonjë largim, por thjesht individual, pasi kemi nevojë për futbollistë. Jam i kënaqur me ata që kanë ardhur deri tani, duhet të përgatisim sezonin".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit