Bledi Shkëmbi: Lojtarët dhanë maksimumin, por kjo është cilësia

8 Dhjetor 2018
19:28
back button

Sfida mes Teutës dhe Partizanit ka përfunduar në shifrat 1-1, pasi është dhuruar spektakël në stadiumin “Niko Dovana”. Partizani kryeson me 35 pikë ndërsa Teuta mban kuotën e 29 pikëve.

Pas përballjes Bledi Shkëmbi është shprehur i kënaqur duke thënë:

“Unë mendoj që nuk na mungoi gjë, bëmë maksimumin për ta fituar ndeshjen, pas rezultatit 1-0 ndoshta patëm një tërheqje, ndoshta për meritë edhe të Partizanit. Por jam shumë i kënaqur nga futbollistët, luftuan, bën atë që u është kërkuar, rezultati është barazimi dhe për mua është ok.”

“Nëse kishim një arsye për ta fituar këtë ndeshje ishte për shkak të këtyre tifozëve, se arritëm t’i kthenim në stadium,sot erdhën shumë dhe i falënderoj, por lojtarët bën të pamundurën, dhanë maksimumin dhe tifozët ngelen të kënaqur mesa u dukë.”

“Me një faull taktik ndoshta s’do e kishim pësuar atë gol, por e dimë që futbollistët vendosin në sekondë, futbollisti u  përpoq të bënte faull por nuk ja doli. Meritat i shkojnë edhe portierit Hoxha.”

“Gashi? Më bëhet qejfi për Gashin ashtu siç më bëhet edhe për Kallakun, janë lojtarë që premtojnë, me besim, dhe po tregojnë që janë të aftë për të luajtur në Superligë dhe për të qenë të rëndësishëm në ekipin e Teutës.”

“Çfarë do të ndryshoje në këtë sfidë? Ndoshta duhet ta rishikoj ndeshjen për të bërë një analizë më të qartë, por nuk do të ndryshoja asgjë në ndeshjen e sotme. Futbolli kështu është, tani vjen ndeshja e radhës dhe do të shkojmë për të fituar.”

“Cilësia e futbollistëve është kjo që është, që tek zona kundershtare duhet më tepër cilësi, por japin maksimumin dhe mundohen të bëjnë më të mirën me këto cilësi që kanë.”

“A ka aleatë Teuta? Ka sot për fat të mirë ishin tifozët, futbollistët, presidentin, stafin dhe sponsorat tonë, deri më tani e kemi treguar kush janë aleatët e Teutës.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit