Bledi Shkëmbi: “Nuk jam i mërzitur, Teuta është për Kupat e Europës!”

22 Dhjetor 2018
19:14
back button

Pas barazimit në “Niko Dovana” ndaj Laçit, trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi deklaroi se nuk ishte aspak i mërzitur, teksa ka konfirmuar se ekipi i tij i qëndron objektivit të fillim sezonit, Kupat e Europës. “Bëmë një ndeshje të mirë, ose më saktë një pjesë të dytë shumë të mirë. E nisëm pjesën e parë jo mirë, jo ashtu si duhej. Kundërshtari na ndëshkoi me atë gol. U rikthyem në pjesën e dytë. Patëm raste për të barazuar më parë, por ky është futbolli, mund të bësh shumë raste dhe mund të mos shënonsh asnjë gol. Besoj se ka meritë edhe kundërshtari që nuk na lejoi pjesën e parë, por ishte edhe gabimi ynë, duke mos bërë atë që kemi bërë në çdo ndeshje, pra një start pozitiv. Më pas na mbyti disi edhe goli dhe presioni i pësimit. Besoj se Veca ishte një ndër protagonistët kryesorë që sollën besimin në ekip për të gjetur barazimin. Në pjesën e parë ne humbëm duelet, nuk futeshim në duel në 100% për të marrë topin. Besoj kjo ishte dobësia jonë”, komentoi tekniku i Teutës pas ndeshjes me Laçin.

“Mbase rezultatet pozitive që kemi patur, bënë të vetën në pjesën e parë. Nuk jam i mërzitur. Futbollistët dhanë maksimumin, dhe pavarësisht se si do të mund të përfundonte ndeshja unë nuk do të ndryshoja mendimin për këta lojtarë. Ne vazhdojmë të jemi për Kupat e Europës, sepse objektivat nuk ndryshojnë në mes të sezonit”, deklaroi trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit